Frutti

Frutti factory front photo

est. 2000

Historia e Frutti-t

Ju mund të jeni të sigurt se një produkt është i cilësisë më të lartë pasi të shihni logon “Frutti” në të. Njohuria dhe përkushtimi i palëkundur i anëtarëve të stafit dhe furnitorëve tanë e garantojnë këtë.

Ndërmarrja tregtare Frutti është themeluar në vitin 2000 në Prizren, me vendndodhje në fshatin Reçan në periferi të qytetit, 5 kilometra nga qendra e qytetit. Në fillim fokusi ishte prodhimi dhe shitja e lëngjeve natyrale, gjë që u realizua falë burimeve të pasura të maleve të sharrit.

Kompania gradualisht u rrit në madhësi dhe sot është një nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave në Kosovë. Frutti prodhon një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë: Lëng natyral në mbajtës 1 litër – 10 lloje, 0.33 litra – 4 lloje, si dhe produktet e paketuara me qelq.

about-2-b

Montimi i pajisjeve filloi në nëntor të vitit 2000 dhe përfundoi në fillim të muajit prill 2001. Pas montimit të paisjes teknologjike më bashkohore për prodhimin e lëngjeve natyrale nga firma me renome botërore – Combibloc,  stafit professional të kompanisë ju mundësua të fillojë me sukses prodhimin e lëngjeve me kapacitet 7000 litra në orë.

Rritje e Frutti-t vazhdoi ndër vite, në nëntor të vitit 2002 Frutti pajistet me makinerinë Tetrapak prodhimit të lëngjeve natyrale në paketim prej 0,250 litër. Në gusht të vitit 2003 kompania merr paisjen e dytë Tetrapak poshtu në paketim 0,250 litër me kapacitet prej 3.000 litra në ore.

Në korrik të vitit 2004 Frutti ka në posedim paisjen Sympak për paketim qelqi 0,175 litër, 0,250 litër, 0,750 litër për prodhimin e lëngjeve natyrale me kapacitet prej 12000 copë në orë. Në maj të vitit 2005 bëhet montimi I makinerisë Combiblok për prodhimin e lëngjeve në paketim 0,2 litër, 0,25 litër dhe 0,33 litër. Në këtë format Frutti bëhet i vetmi prodhues në Kosovë me kapacitet për 2.000 litra.

Rrugëtimi i Frutti-t

Për më tepër, për shkak të sukseseve të saj në treg, kompania Frutti është shpallur kompania më e suksesshme në Kosovë për vitin 2004 në kuadër të ndërmarrjeve private nga Qeveria e Kosovë, përkatësisht nga MTI – Ministria e Transportit dhe Industrisë!

Suksesi i vazhdueshëm i Frutti-t në afarizëm dhe zhvillim-investimet e reja janë dëshmi e përkushtimit të fortë të kompanisë ndaj cilësisë dhe produkteve të saj. Frutti vazhdon të jetë një lojtar kryesor në ekonominë lokale për vite me rradhë, përkushtimi i të gjithë pjestarëve të Frutti-t është thelbësor për suksesin konstant të kompanisë. Kjo ndihmon në mënyrë drektë në shtimin e  vendeve të punës, dhe në zhvillimin më të madh ekonomik.

Përveç burimeve të arta të maleve të sharrit, dhe kualitetit të lartë të frutave, Frutti posedon teknologji moderne të punës, gjë që ndihmon në rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe numrit të punonjësve. Plani i ardhshëm i kompanisë Frutti, me seli në Kosovë, është ambicioz dhe pretendon të krijojë një nivel shumë më të lartë dominimi dhe imazhi në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku Frutti tashmë ka depërtuar.

Ekipi profesional i Frutti-t

Frutti udhëhiqet nga një ekip menaxherësh me kualifikuar, të cilët kanë dëshmuar aftësinë e tyre për të drejtuar me sukses një biznes në një periudhë të shkurtër kohore. Sukseset e tyre janë shënuar në drejtim të themelimit të ndërmarrjes, rritjes së saj, dhe përmirësimit konstant të performancës financiare. Kompania Frutti nga themelimi ka pasur një sërë suksesesh në historinë e saj, duke përfshirë edhe shpalljen e menaxheres më të mirë në Kosovë.

Klientët dhe Partnerët

about-new-person-5.png
P. Aliaga
@dybaga.ju - 07 Sep, 2022

@frutti-ks - Është një vend pune i mrekullueshëm i mbushur me njerëz të prirur dhe të nderuar. Shumë më tepër se sa prisja.

about-new-person-2.png
Shukrije Kada
@Shuki.kk - 24 Dec, 2021

3 fjalë: E shijshme, e përballueshme, nostalgjike!

E dua Frutin ❤️

about-new-person-3.png
Feride Shkalla
@Feti.shk - 11 Apr, 2022

Frutti është lëngu numër 1 në Kosovë. Keni produkt të jashtëzakonshëm. Faleminderit Frutti!

about-new-person-4.png
Blerim Bala
@BekiiB - 11 Apr, 2022

Është pikërisht ajo që kam kërkuar.

Frutti më pëlqen gjithnjë e më shumë sa herë e pi.

Frutti's Awards

Përveç dashurisë dhe përkushtimit në punë që gjen çdo ditë nga punonjësit e tij, Frutti bëri që të vlerësohet dhe me triumfe të shumta nga institucionet kombëtare të Kosovës po ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, nga të cilat vlen të theksohen disa nga çmimet e sirtarit të kësaj ndërmarrjeje:

Londron Crown Award 2014 dhe 2017   *   Best Buy Award 2015, 2016, 2018, 2019   *   Super Brand 2017/18 , 2018/19   *   The Best of Kosovo Export 2019 OEK   *   StuBrand 2018/19

Shopping Cart 0

No products in the cart.