Kompania Frutti

Mund të jeni të sigurt se një produkt është i cilësisë së lartë pasi ta shihni në të llogon “Frutti”.

Njohuria dhe përkushtimi i palëkundur i anëtarëve të stafit dhe furnitorëve tanë e garantojnë këtë.

Historiku

Ndërmarrja tregtare Frutti është themeluar në vitin 2000 në Prizren, me vendndodhje në fshatin Reçan në periferi të qytetit, 5 kilometra nga qendra e qytetit. Në fillim fokusi ishte prodhimi dhe shitja e lëngjeve natyrale, gjë që u realizua falë burimeve të pasura të maleve të sharrit.

Kompania gradualisht u rrit në madhësi dhe sot është një nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave në Kosovë. 

Shumëllojshmëri produktesh të lëngjeve Frutti

Frutti prodhon një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë: lëng natyral në mbajtës 1 litër – 10 lloje, 0.33 litra – 4 lloje, si dhe produktet e paketuara me qelq. 

Montimi i pajisjeve filloi në nëntor të vitit 2000 dhe përfundoi në fillim të muajit prill 2001. Pas montimit të paisjes teknologjike më bashkohore për prodhimin e lëngjeve natyrale nga firma me renome botërore – Combibloc, stafit profesional të kompanisë ju mundësua të fillojë me sukses prodhimin e lëngjeve me kapacitet 7000 litra në orë.


Rritja e Frutti-t vazhdoi ndër vite, në nëntor të vitit 2002 Frutti pajistet me makinerinë “Tetrapak”, prodhimi i lëngjeve natyrale në paketim prej 0,250 litër.

Në gusht të vitit 2003 kompania merr paisjen e dytë “Tetrapak” poshtu në paketim 0,250 litër me kapacitet prej 3.000 litra në orë.

Në korrik të vitit 2004 Frutti kishte në posedim paisjen “Sympak” për paketim qelqi 0,175 litër, 0,250 litër, 0,750 litër për prodhimin e lëngjeve natyrale me kapacitet prej 12 000 copëve në orë.

Në maj të vitit 2005 bëhet montimi i makinerisë Combiblok për prodhimin e lëngjeve në paketim 0,2 litër, 0,25 litër dhe 0,33 litër. Në këtë format Frutti bëhet i vetmi prodhues në Kosovë me kapacitet për 2.000 litra.

Linja e re prodhuese

Punë e palodhshme

Puna e palodhshme dhe invazive që bëhet në punëtoritë e kësaj kompanie, po tregon çdo ditë e më shumë rezultate të paskajshme, falë edhe kapaciteteve të rritura të prodhimit që Frutti në vazhdimësi po i bën.  

Ajo që e veçon Kompaninë “Frutti”, është inovacioni në teknologji, me metoda më cilësore, më të shëndetshme, duke arritur që në vazhdimësi të krijoj linja të reja të prodhimit.

Së fundmi Frutti ka arritur të instaloj linjën më të re teknologjike të prodhimit të lëngjeve, duke u bërë ndër të parët në botë të cilët kanë përfshirë në prodhim një linjë e cila mbulon rreth 12.000 paketime për një orë.

Maturimi i lëvizshëm i pajisjeve teknologjike gjatë paketimit arrin në nivelin maksimal t’i mbroj vitaminat dhe të gjitha vlerat e tjera ushqyese.

Në fund lëngjet funksionalizohen me peshën totale sipas mënyrës së kërkuar, duke krijuar paketimin e lëngjeve, pa humbur asnjë vlerë nga frutat.

Kjo është fuqia e Fruttit!
 

Rrugëtimi

Për më tepër, për shkak të sukseseve të saj në treg, kompania Frutti është shpallur kompania më e suksesshme në Kosovë për vitin 2004 në kuadër të ndërmarrjeve private nga Qeveria e Kosovë, përkatësisht nga MTI – Ministria e Transportit dhe Industrisë!

Suksesi i vazhdueshëm i Frutti-t në afarizëm dhe zhvillim-investimet e reja janë dëshmi e përkushtimit të fortë të kompanisë ndaj cilësisë dhe produkteve të saj. Frutti vazhdon të jetë një lojtar kryesor në ekonominë lokale për vite me radhë, përkushtimi i të gjithë pjestarëve të Frutti-t është thelbësor për suksesin konstant të kompanisë. Kjo ndihmon në mënyrë direkte në shtimin e vendeve të punës, dhe në zhvillimin ekonomik.

Përveç burimeve të arta të maleve të sharrit, dhe kualitetit të lartë të frutave, Frutti posedon teknologji moderne të punës, gjë që ndihmon në rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe numrit të punonjësve. Plani i ardhshëm i kompanisë Frutti, me seli në Kosovë, është ambicioz dhe pretendon të krijojë një nivel shumë më të lartë dominimi dhe imazhi në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, ku Frutti tashmë ka depërtuar.

Presidentja

Kompania “Frutti” gjatë vitit 2023 ka mirëpritur në një vizitë Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nderoi me vizitën e saj, punën, sfidat dhe sukseset, duke e bërë kompaninë të ndihen krenar që edhe më tutje mbajnë epitetin ambasador të Republikës së Kosovës me arritjet.

Ndër të tjerash, Presidentja gjatë takimit ka theksuar:

“Kur bizneset udhëhiqen nga femrat, korrja e suksesit është dëshmia kryesore, duke shtuar se, vendet ku kompania “Frutti” eksporton janë tregim i qartë se jeni ambasador të vendit tonë”.

Rrëfimi i suksesit të punës po vazhdon rrugëtimin dhe destinacioni vazhdon te jetë arritja e çdo synimi.
 

produktet tona