Vishnje  

vishnja

Shijo benefitet që i ofron lëngu i vishnjës

Vishnja njihet si një nga frutet me potencial të madh shërues, është e pasur me antioksidantë, lufton stresin dhe inflamacionet. Ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe gurit, ndihmon në rimëkëmbjen e muskujve. Lëngu i vishnjes është i pasur edhe me antioksidant që ndikojnë në mbrojtjen e sistemit nervor. Poashtu posedojnë melatoninë, hormonin natyral që rregullon gjumin.

Nutricistët pohojnë se lëngu i vishnjës përmban gjithçka që trupi ka nevojë për të qenë i shëndetshëm.